Lideri i ASH Ziadin Sela ishte i ftuar në intervistë në Tv në gjuhën maqedone Kanal 5. Sela duke folur për momentumin politik ka folur edhe për ngajrjet e 27 prillit.

Ziadin Sela ka deklaruar se ka informatë se deputeti i BDI Artan Grubi ju ka treguar huliganëve se ku ndodhem unë, përcjellë Almakos.

Lidhur me këto ngjarje ai po ashtu shtoi se ka pasur ndonjë informacion para se ato të ndodhin. Është paralajmëruar, siç theksoi, se duhet të kihet kujdes, se kundër tij përgatitet atentat. “Gjërat një ditë do të dalin në pah. Ka xhirime nga të cilat shihen se drejtpërdrejtë unë kam qenë i caktuar që të likuidohem. Por, nuk arritën dhe mirë që nuk patën sukses”, potencoi Sela. Duke folur për zgjedhjet e 12 prillit, ai tha se ato i duhen sidomos shoqërisë shqiptare, sepse BDI-ja, nuk është përfaqësues i shumicës së qytetarëve shqiptarë dhe viteve të fundit është pjesë e pushtetit falë mbështetjes së VMRO-DPMNE-së ose LSDM-së.

Flash Lajme

Më të lexuarat