Libreza partiake në Maqedoni vazhdon të vlejë më shumë se një diplomë universitare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kriteret e punësimit dallojnë nga ato të vendeve perëndimore. Këtu, nëse nuk je anëtarë partie, i dëgjueshëm dhe servil, nuk të ndihmon as diploma e Harvardit.


Punësimi i të rinjve në Maqedoni kërkon disa parakushte tjera: Duhet të vraponi fuqishëm gjatë gjithë fushatës elektorale.Duhet ti siguroni votat e familjes dhe të rrethit familjar.
Të merrni pjesë në të gjitha tubimet e liderit të partisë dhe liderëve lokal.Lidhjet familjare dhe farefisnore me kreun e partisë ndihmojnë shumë, madje mund t;iu bëjnë edhe drejtor apo ministër.
Bisedat nëpër kafene dhe vende tjera duhet të përqëndrohen në mbrojtje të partisë.Partinë duhet ta mbroni fuqishëm edhe në rrjetet sociale, duke paraqitur ide të kundërta me kundërshtarët, këtu edhe sharjet dhe ofendimet bëjnë punë.
Ndërkaq, fakulteti është sekondar.Sipas evidencës së Agjencisë së Punësimit, në Maqedoni të papunë janë rreth 40 doktorë të shkencave dhe rreth 900 magjistra. Si të papunë llogariten edhe mbi 12 mijë persona me diplomë universitare. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat