Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli sot do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Para vizitës së tij në vend, Kreu i PE-së tha se bllokada e bisedimeve në BE e sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Ai konsideron se vetoja franceze në Samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

“Vendosa që vizita e parë jashtë BE-së të jetë në Maqedoninë e Veriut, e më pas në Shqipëri. Për shkak se besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtare të BE-së dhe ne duhet ta pranojmë këtë dhe t’u ndihmojmë në rrugën e tyre drejt suksesit. Nuk do të heqim dorë. Gjëja më e mirë, përveç asaj që ka pauzë të vogël në procedurat tani është se qeveritë, parlamentet dhe opinioni publik në BE mbështet hapjen e bisedimeve aderuese me këto vende. Kjo është e saktë edhe në veri, edhe në jug, edhe në lindje, edhe në perëndim dhe BE. Sikurse në çdo proces demokratik, kuptohet, duhet doemos të arrijmë vendim me konsensus. Kishte kundërshtime minore në këtë rast, por besoj se shumë shpejtë do të mund ta tejkalojmë këtë pengesë. Maqedonia e Veriut dhe populli i saj u nisën në rrugën drejt reformave shumë të rëndësishme dhe këtë e kanë bërë për shkak se besonin se kjo do t’i hapë dyert për anëtarësim. Ne i vlerësojmë këtë rezultatet si tejet pozitive. Kjo është e vërtetë edhe në Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian, por edhe në pjesën dërmuese të qeverive të vendeve anëtare. Kemi fatin e përbashkët”, deklaroi Sasoli. Kryetari i ri i Parlamentit Evropian përkujton se ka pasur një varg kërkesash nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe shton se tani duhet doemos t’u japim sinjal se janë në rrugë të drejtë dhe ata të vazhdojnë me përpjekjet për t’iu afruar familjes evropiane.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All