Kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli sot do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraprakisht gjatë ditës do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, koordinatorët e partive politike parlamentare dhe përfaqësues të partive tjera.

Sassoli dje zhvilloi takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski, përcjellë INA. Zyrtari i lartë evropian theksoi se Franca, Holanda dhe Danimarka janë duke rishikuar pozitën e tyre të përmbajtur për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, konfirmoi gjatë vizitës së tij në Shkup, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli. Ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë rrugën e nisur, kurse institucionet e BE-së do të punojnë për hapjen rrugës më tej për të dyja vendet. Ai paralajmëroi se çështja e zgjerimit do të hapet në muajin maj të 2020 para Këshillit të BE-së në Samitin e Zagrebit. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat