Kreu i Parlamentit Evropian, David Sasoli, në fjalimin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se mos marrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, për Maqedoninë e Veriut paraqet vetëm një ndalesë, e jo gabim historik.

“Gjatë vizitës sime të parë në një vend jashtë BE-së, unë jam këtu për t’ju thënë se ne ndajmë hidhërimin bashkë me ju, sepse jemi të bindur që kemi një të ardhme të përbashkët. Ajo e ardhme është BE. Kemi disa vështirësi që duhen kapërcyer, por duhet t’i shikojmë me optimizëm, gjë që do të na mundësojë që ta përfundojmë këtë fazë. Kjo bllokadë është vetëm një ndalesë e vogël dhe se për Maqedonisë Veriore ende ka vëmendje të madhe. Proces i bisedimeve duhet të fillojë”, tha Sasoli, i cili paraprakisht u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, koordinatorët e partive politike parlamentare dhe përfaqësues të partive tjera. Sassoli dje zhvilloi takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski, përcjellë INA. Zyrtari i lartë evropian theksoi se Franca, Holanda dhe Danimarka janë duke rishikuar pozitën e tyre të përmbajtur për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, konfirmoi gjatë vizitës së tij në Shkup, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli. Ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë rrugën e nisur, kurse institucionet e BE-së do të punojnë për hapjen rrugës më tej për të dyja vendet. Ai paralajmëroi se çështja e zgjerimit do të hapet në muajin maj të 2020 para Këshillit të BE-së në Samitin e Zagrebit. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All