Qendra LOJA, #Transformatorët rajonalë dhe Eco Guerrilla janë të tronditur nga vandalizmi i sotëm i treguar nga autoritetet komunale të Tetovës.

“Edhe në kohërat më të errëta liria e shprehjes nuk është ndalur si sot në Tetovë! Sot grupi i #Transformatorëve (Aktivisti Qytetar që përdor artin si formë proteste) vendosën së bashku tre instalime: Te palarat në Shesh, Trash Monster dhe GRAD PRIX TETOVA me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtime të parealizuara parazgjedhore nga komuna.

Por as gjysmë ore pas vendosjes së ekspozitës, njerëzit me makinën zyrtare nga Komuna e Tetovës erdhën, shkatërruan dhe hoqën ekspozitën (bashkëngjitur fotot). Ky akt skandaloz nga bandat e kryetarit të bashkisë është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e cila nuk ndodhi tek ne as nën regjimin e mëparshëm. Për sa kohë që shteti ynë synon anëtarësimin në NATO dhe BE, funksionimi i shtetit të së drejtës në Tetovë nuk po dëshmon të njëjtën gjë”, theksojnë këto organizata.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit, mediave dhe trupit diplomatik që të bëjnë presion në Komunën e Tetovës që të respektojë kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes. “Shpresojmë gjithashtu që mbetjet e ekspozitës (në bagazhin e automjetetit të kryetarre së komunanës) do të shërbejnë për të kujtuar autoritetet komunale për premtimet e pa-realizuara.Vandalizmi nuk mund t’i rezistojë të vërtetës. Shtypja nuk mund t’i rezistojë lirisë”, theksuan Qendra LOJA, #Transformatorët rajonalë dhe Eco Guerrilla.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat