“Jemi të indinjuar thellë nga sjellja e autoriteteve të Komunës së Tetovës, të cilët në mënyrë vandale i kanë hequr afishet dhe fotografitë e një aktiviteti, duke paraqitur proteste nëpërmjet artit dhe fotografive, me Titull “Të Palarat në Shesh” dedikuar qytetarëve me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtimet e parealizuara nga Komuna.

Ky aktivitet ishte i organizuar nga Organizatat më aktive joqeveritare të Qytetit të Tetovës, Qendra Loja, Eco Guerila dhe Transformatorët rajonalë, të cilë gjerë më tani janë shembull rajonal e më gjerë se gjithmonë ngrejne zërin ndaj padrejtësive që ju bëhen qyetarëve, qytetit dhe më shumë se kaq”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Kjo parti po ashtu nënvizoi se dënon ashpër siç thuhet gjestin e pahijshëm por edhe brutal, nga autoritetet e Komunës të cilët me veturën zyrtare në të cilën vozitet vetë kreu i Komunës së Tetovës Teuta Arifi, të afërt të saj i larguan fotografitë njejtë si në kohën e regjimeve diktatoriale.

“Ftojme kryetaren e Komunes Teuta Arifi që sot u soll si një diktatore që të heqë dorë nga format e tilla dhe të ketë kujdes që raste të tilla mos të përsëriten më. Tju kërkoj falje organizatorëve për gjestin e cekët e cila goditi pamëshirshëm mbi lirinë e shprehjes, si vlerë demokratike e garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare”, theksoi ASH.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat