Sadudin Abdullai është njëri nga personat që u dënua si pjesë e Grupit të Kumanovës me 14 vite burg. Ai përmes një deklarate për INA kërkon ndihmë mjekësore, pasi që autoritetet e burgut nuk e lejojnë që të dërgohet për kontrolle në Klinikat e Shkupit.

“Nuk jam mirë, jam në gjende të keqe shëndetësore, e këta nuk më çojnë në spital. Ju lutem më ndihmoni, sepse s’kam rrugëdalje tjetër”, thotë për INA, Sadudini. Sipas tij, nuk është e drejt që Boki 13 dhe të burgosur të tjerë për vepra më të rënda po dalin dhe po lejohen të shkojnë në spitale e shtëpi, sa herë kur të dojnë, ndërsa siç thotë ai, të burgosurit shqiptarë nuk përfillen. Sadudin Abdullai është nga fshati Hotël i komunës së Likovës, ndërsa ishte arrestuar pak javë pas ngjarjeve të Kumanovës, me veprën e ngarkuar se kishte ndihmuar Grupin e Kumanovës.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat