Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në përurimin e bustit të ish presidentit amerikan Uoodrou Uillson tha se SHBA është miku I vërtetë i shqiptarëve.
“Uillson ishte ai që demaskoi traktet e fshehta në kurriz të popujve të vegjël, për këtë arsye vendoset këtu dhe të shërbej si një yll në pavdekësi, për të përcjell mesazhe të shumta në gjeneratat që do vijnë, pikërisht ky është dhe misioni për të cilin ne jemi përpjekur që ky president, Uillson, përcjell mesazhe edhe më tutje.

”, theksoi Ahmeti, përcjell INA. Ai tha llogarisni në SHBA-të sepse për ditë të vështira jo vetëm për ne shqiptarët por për të gjithë popujt e vegjël e të robëruar, Amerika është miku i vërtet.
“Pikërisht në momentet edhe më të vështira për hir dhe shkak të parimeve të Amerikës, neve na qëndroi pranë në rrugën tonë dhe ne fituam atë që deshëm dhe kërkuam, lirin, drejtësinë, barazinë dhe tani më do forcojmë paqen e stabilitetin, drejt rrugëtimit tonë të pakthyeshëm integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi kreu i BDi-së. Pas Tiranës tani edhe në lagjen Çair të Shkupit është vendosur busti i ish-presidentit amerikan Uillson. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All