Juristja 34 vjecare, Ajser Ademi nga Shkupi sot edhe zyrtarisht u emërua prokurore në Prokurorinë Themelore në Shkup. Ajo dha betimin para Këshillit të Prokurorëve të Maqedonisë së Veriut se do të angazhohet që të ndaj drejtësinë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, konform kushtetutës dhe ligjit.

Ajseri ka zgjedhur profesionin e drejtësisë të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën duke shpresuar se është e gatshme që të kontribuoj edhe më shumë në pozitën e prokurores për të ndëshkuar shkelësit e ligjeve në Maqedoni. Ajo ka mbaruar me sukses të dalluar Akademinë prestigjioze 2 vjecare për gjykatës dhe prokurorë në Shkup “PAVELL SHATEV” ku është përgatitur në mënyrë profesionale nga profesor dhe ekspert të prokurorisë, gjykatave, policisë dhe fushave të ndryshme. Ajser Ademi ka studiuar drejtësinë në Universitetin më të mire në Maqedoni, ndërsa ishte fituese e bursës në Universitetin e UEJL-së për master në diplomaci nga Ambasada Holandeze në Shkup. Në afat rekord me notat me larta ka mbaruar drejtësinë, ku profesor eminent të fushës së drejtësisë kanë vërejtur talentin e rrallë të studentes së dikurshme, se një ditë do të bëhet prokurore dhe do të jetë gardiane e ndarjes se drejtësisë. Që nga viti 2007, një kohë të gjatë ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, si një nëpunese e shkëlqyeshme.
Ajser Ademi, një vajzë e lindur dhe rritur në qytetin e bukur të Shkupit, që vjen nga vendbanimi Haracinë,nga një familje me tradita dhe vlera njerëzore, njihet nga të gjithë për bujarinë e humanizmin që e karakterizon familjen nga babai, Ibush Ramadani nga Haracina e Shkupit.Ajseri ka rrëfyer per sfida, triumfet e saj,pasi vazhdoi karrierën menjëherë edhe pas lindjesë së fëmijës së tretë, Ronës,duke u regjistruar në Akademin prestigjioze per gjykatës dhe prokurorë në Shkup. Ajo tregón për vrullin e një nëne të re me 3 fëmijë të vegjël, por të plotësuar ëndrrën e saj që të jetë e dobishme për familjen dhe shoqërinë./Lajmpress

Flash Lajme

Më të lexuarat