Projekti i EVN-së “Eketromobilitet me EVN”, e ka marrë çmimin e parë në kategorinë e për sjellje ndaj ambientit jetësor në ndarjen e çmimeve për Praktika më të mira shoqërore të ndërmarrjeve të Maqedonisë për vitin 2019.

Elektromobiliteti është trend botëror i cili sjell shumë përparësi për shfrytëzuesit e makinave elektrike, shoqërisë dhe ambientit jetësorë, ndërsa EVN është bashkangjitur këtij trendi duke zhvilluar infrastrukturë të plotë të mbushjes së makinave në shtet. Në kuadër të këtij projekti, në 17 qytete në vend frekuentuese dhe vende publike janë instaluar 40 stacione për mbushje, me qëllim mundësimit të udhëtimit në distanca më të mëdha me makina elektrike. Me këtë dukshëm është inkurajuar vozitja e këtyre makinave që janë ekologjike, më ekonomike dhe më efikase nga të tjera, me çka në mënyrë direkte kontribuohet në uljen e nivelit të ndotjes dhe zhurmës nëpër qytetet. Shfrytëzimi i stacioneve për mbushje në periudhën promovuese është pa pagesë, me kartel e cila mund të sigurohet për CD shfrytëzues duke u paraqitur në faqen www.evn.mk, në [email protected] info qendrën e EVN-së.
Projekti “Duar të zhurmshëm në EVN”, mori mirënjohje në kategorin e marrëdhënieve në treg. Përcaktimi strategjik i EVN është të krijoj shërbime të kapshme për të gjithë. Për këtë arsye vendosja e sinjalit, gjegjësisht gjuhës me shenja gjatë komunikimit me personat me dëgjim të dëmtuar do të kontribuoj në përmirësimin e kualitetit të shërbimit për këta qytetarë. EVN së bashku me “Lidhjen Nacionale të personave shurdhër” dhe “Asociacioni i interpretuesve të gjuhës së shenjave”, kanë përpunuar dhe zbatuar programin e parë edukativ me gjuhë me shenja për personel shërbyes me tema nga energjetika. Personat me dëgjim të dëmtuar tani më mund të komunikojnë me të punësuarit në Info Qendrën në EVN në Qendrën Tregtare në Shkup, ndërsa është duke u përgatitur edhe niveli i dytë i edukimit të të punësuarve. Vitin e kaluar EVN Maqedoni e mori çmimin e parë në kategorinë marrëdhënie me të punësuarit me projektin “EVN- Vullnetarë”, program për nxitje të vullnetarizmit tek të punësuarit për krijimin e ambientit më të mirë jetësor duke u angazhuar personalisht.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All