Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari edhe sot ka komentuar rezultatet e dobëta nga testi PISA dhe dëmtimin e arsimit në vend nga politika. Ai me këtë rast sërish ka thumbuar ministrin e arsimit, Arbër Ademi.

“Angazhimi kryesor i “Docentit” të arsimit, për këto dy vjet ka qenë marja e kompetencave për emërime dhe shkarkime të drejtorëve në komunēn e Gostivarit. Ai i din me emra dhe mbiemra të gjithë drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave në komunën tonë, bile edhe kur dhe ku e kanë kryer fakultetin. Skandal dhe mjerim! Kjo është kur ushtari partiak të udhëheq arsimin dhe shkencën në një shtet! #PISA”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në facebook. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat