Gjykata Penale sot e shtyu seancën gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom” për më 29 janar, për kur dihet të sigurohet dëshmitari Sllobodan Bogoevski. Lënda gjyqësore “Maxhar Telekom”, zhvillohet ish-drejtorëve të përgjithshëm dhe të financave të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rollf Pllat, si dhe për dy persona tjerë për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe për “nënshkrimin e marrëveshjeve fiktive” për shërbime konsulente me kompani nga Qiproja”.

Lëndën e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, dhe e përfaqëson prokurorja Lile Stafanova. Rasti ndodhet në fazë të prezantimit të dëshmitarëve. Gjykimi për lëndën “Maxhar Telekom” ka filluar në vitin 2011, më pas e mori përsipër Prokuroria Speciale Publike. Në Gjykatën Penale sot vazhdojnë edhe gjykimet për rastet “Titanik” dhe Titanik 3″.

Flash Lajme

Më të lexuarat