“Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve.”, ka shkruar zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani në profilin e tij në facebook, përcjell INA.

Ai më tej ka bërë të ditur se para Komisionit do ta prezantoj pozicionin e Qeverisë se ligji është një reflektim autentik i marrëveshjes së Ohrit dhe i nevojës për të krijuar shtet evropian, multietnik e funkcional.

“Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Do e prezantoj pozicionin e Qeverisë se ligji është një reflektim autentik i marrëveshjes së Ohrit dhe i nevojës për të krijuar shtet evropian, multietnik e funkcional.”, ka shkruar Osmani në facebook. Ndërkohë, në vend janë hapur debate se vlerësimet e një pjese të ekspertëve të komisionit janë kundër disa pjesëve të ligjit që kanë të bëjnë me zbatimin në gjykata, para dhe uniformat e policisë. (INA)

Rrugës për në Veneci, në sesionin e Komisionit të Venecias ku do të vlerësohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Do e…

Gepostet von Bujar Osmani am Mittwoch, 4. Dezember 2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All