LSDM ka kontestuar anketën e publikuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS), sipas së cilës VMRO-DPMNE është në epërsi ndaj LSDM, ndërsa BDI ndaj ASH dhe partive tjera shqiptare, përjcell INA.

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se ky institut ka përfituar vazhdimisht nga VMRO-DPMNE. “Në mos gabohem, IPIS ishte instituti që kishte përfituar 480 mijë euro vetëm nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dhe është po e njejta agjenci që u shfrytëzua për të hartuar përgatitjet për dhunën e 27 prillit, kur vlerësonte se tubimet para Kuvendit ishin të drejta”, theksoi Sheqerinska. Sipas kësaj ankete të zhvilluar në fillim të këtij muaji, VMRO-DPMNE ka rejting 21,4%, LSDM 17,5%, BDI 4.9%, ASH 3.2%, BESA dhe Alternativa mbi 1%.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat