Akademia Bullgare e Shkencave dhe Arteve nuk e njeh gjuhën maqedonase. Në një mbledhje të mbajtur dje është sjellë vendimi se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se ajo është një normë letrare rajonale apo dialekt i gjuhës bullgare, informon DW.

Akademikët bullgarë kanë vlerësuar se pretendimet se ka gjuhë maqedonase i rrënojmë marrëdhëniet midis dy vendeve. Ata me këtë vendim i janë kundërpërgjigjur Kartës së Akademisë Maqedonase të Shkencës dhe Arteve (AMSHA) të 3 dhjetorit, përmes së cilës jepen fakte të njohura shkencore për gjuhën maqedonase, transmeton INA. Akademia Bullgare e shkencave ka pranuar se vendimi i tyre i djeshëm është reagim i drejtpërdrejt ndaj Kartës së AMSHA. Akademikët bullgarë kanë vlerësuar se pozicioni maqedonas është i rrejshëm dhe i papranueshëm, ndërsa njoftojnë se për vendimin janë konsultuar edhe me institutet e njohura vendore shkencore. Ata kanë cituar edhe shkrime të personaliteteve historike që janë pjesë e historisë edhe në Maqedoni, të cilët kanë shkruar se gjuha që flitet në Maqedoni është bullgare. Nga Instituti hulumtues bullgare kanë vlerësuar se gjuha maqedonase është bullgare e shkruar në makinë serbe të shkrimit dhe se për këtë kanë cituar një linguist austriak. Qëndrime gati të ngjajshme lidhur me gjuhën maqedonase ka shprehur më parë edhe Qeveria bullgare. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat