Universiteti i Tetovës po shënon 25 vjetorin e themelimit të tij. Në kuadër të manifestimeve të këtij përvjetori, për sot është caktuar ceremonia solemne e shpalosjes së Lapidarit “Flakadani i Kujtesës” dhe shtatores së themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof.

Dr. Fadil Sulejmanit. Shpalosja e lapidarit dhe shtatores, do të bëhet, më 16 dhjetor 2019 (e hënë), në orën 13:00, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës. Në këtë ceremoni janë ftuar personalitete të ndryshme nga vendi, Kosova, Shqipëria, trevat e tjera dhe diaspora. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat