Në brezin kufitar të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, zona kufitare Glloboçicë, u realizua një stërvitje të përbashkët operativo-taktik i koduar “Potera-Ndjekja”. Qëllimi i këtij aksioni ishte përndjekja dhe ndalimi i një grupi kriminal i cili pasi kryen krimin ka mundësi ikje në të dy anët e kufijve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në këtë ushtrim, tha se përgatitje të tilla nga të dy vendet ofrojnë siguri kufitare. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Oliver Spasovski, u shpreh i kënaqur që kishin rastin të dëshmojnë gatishmërinë që kanë Republika e Kosovës dhe Maqedonia e Veriut për të reaguar në rast të ndonjë aksioni kriminal. Ai tha se Kosova dhe Maqedoni janë të përgatitura të punojnë së bashku, për ruajtjen e sigurisë së të dyja vendeve. Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë Ekrem Mustafa, tha se të dy vendet sot dëshmuan se i plotësojnë kriteret e komisioneve evropiane, e që janë ruajtja e detyrës dhe kufirit shtetëror. Ndryshe, për të gjitha njësitë e përfshira në këtë ushtrim në mes Kosovës dhe Maqedonisë u ndanë mirënjohje.

Gepostet von Министерство за внатрешни работи am Donnerstag, 19. Dezember 2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All