Një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 14.30 minuta në rrugën që çon nga Kumanova për në fshatin Rramanli, ka lënë viktimë një fëmijë 10 vjeçar. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë të ditur se në makinën ku është ndodhur 10 vjeçari kanë qenë edhe prindërit e tij.

Fëmija në Qendrën Emergjente të qytetit është dërguar nga banorët lokal. Shkaqet e aksidentit akoma nuk bëhet të ditura, ndërsa për shkak të hetimit në vendin e ngjarjes, policia mësohet të ketë bllokuar qarkullimin. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht për aksidentin./Alsat

Flash Lajme

Më të lexuarat