Aleanca për Shqiptarët ka shprehur kritika për sistematizimin e fundit në MPB.
“Për më shumë se tre vjet qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së gjithçka premtuan realizuan të kundërtën. Në vend se krimi dhe korrupsioni të ulen në përqindje, ato vazhdojnë të jenë në rritje, në vend se të krijohet një sistem i mirëfilltë i sigurisë së qytetarëve, ata ende nuk i besojnë organeve shtetërore dhe në vend se të arrihet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i qytetarëve, diskriminimi nuk ndërroi aspak kahje! Për këto arsye, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht ministrinOliverSpasovskipse ende nuk kemi ligj të ri për punë të brendshme dhe polici; me çfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese bëhet sistematizimi dhe avancimi i kuadrove të policisë; ku është zëvendësministri shqiptar të flas për përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në Ministrinë për Punë të Brendshme ku ai është zëvendësministër.

E kujtojmë zv.ministrin e BDI-së se përqindja e shqiptarëve në hierarkinë e MPB-së është vetëm 4%!”, thekson ASH. Departamenti për Punë të Brendshme pranë kësaj partie vlerëson se në një kohë si kjo, në prag të zgjedhjeve është joligjore të bëhet sistematizim në MPB. Ndërkaq bëjmë thirrje që çështjet e MPB-së të fillojnë të rregullohen me ligj, dhe jo me vendime të qeverisë, sepse një praktikë e tillë dëshmon ndikimin partiak në organe shtetërore shumë të rëndësishme siç është Ministria për Punë të Brendshme. “Nuk është hera e parë që ndodhin skandale të tilla në prag të zgjedhjeve me qëllim të shfrytëzimit të pozicioneve brenda institucionale për ndikim në zgjedhje, kjo dëmton demokracinë dhe zgjedhjen e lirë të qytetarëve.”, thekson ASH.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All