Opozitës shqiptare i takon të përfshihet në në Qeverinë teknike, sepse kjo mundësohet me Marrëveshjen e Përzhinës. Por deri tani nuk ka sinjale se a do të ndodhë kjo. Nga Lëvizja BESA thonë se nuk kanë qëndrim akoma mbi këtë çështje, por që do diskutohet.

“Është çështje e cila do diskutohet në organet e partisë, por në parim njerzit tonë do instalohen në ato pjesë të pushtetit, ku do mund të garantohet procesi zgjedhor i lirë fer dhe demokratik”, theksoi për INA zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi.

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë thënë se do të shprehin qëndrimin e tyre ditëve në vijim, se a o bëhen ose jo pjesë e Qeverisë teknike. Marrëveshja e Përzhinës konsiston në takim të katërsheses së liderëve, dy parti shqiptare pozitë opozitë dhe dy maqedonase. Ky format duhet të merret parasysh edhe për pjesëmarrjen në Qeverinë teknike, edhe pse në vitin 2015 PDSH nuk u bë pjesë e saj.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat