Dy vitet e fundit është rritur dukshëm numri i bastoreve dhe aktualisht vetëm në rrugën kryesore janë tetë. Në këtë rrugë, në formë ironie dibranët madje thonë se nuk ka markete ushqimore sa ka bastore.

Përveç dibranëve, në bastore për çdo ditë mund të shihet një numër i madh i të rinjve nga fshatrat e Dibrës, por edhe nga fshatrat e Komunës Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Të shumtë janë edhe shqiptarët përtej kufirit

Dibra, edhe pse një qytet i vogël, numri i bastoreve dhe i kazinove është i madh. Bastoret dhe kazinotë janë radhitur në rrugën kryesore “8 shtatori” dhe gjithmonë janë përplot me vizitorë. Pjesa dërmuese e dibranëve thonë se në këto bastore vizitorët harxhojnë shuma të mëdha të parave. Të tjerët theksojnë se është një problem i madh social që po shkatërron sidomos familjet sociale, anëtarët e së cilëve mund të shihen për çdo ditë në bastore. Vlerësimi kryesor është se 80 për qind e frekuentuesve në objektet e lojërave të fatit i takojnë shtresës së ulët, kurse numri i frekuentuesve të cilët kanë fuqi më të madhe ekonomike – është më i vogël, shkruan gazeta KOHA.

Dy vitet e fundit është rritur dukshëm numri i bastoreve dhe aktualisht vetëm në rrugën kryesore janë tetë. Në këtë rrugë, në formë ironie dibranët madje thonë se nuk ka markete ushqimore sa ka bastore. Është për t’u theksuar se frekuentimi i të rinjve në këto bastore është i përditshëm. Përveç dibranëve, në bastore për çdo ditë mund të shihet një numër i madh i të rinjve nga fshatrat e Dibrës, por edhe nga fshatrat e Komunës Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Janë kompani të ndryshme që janë pronarë të këtyre bastoreve, por pa marrë parasysh pronësinë – të gjitha bastoret janë të kënaqur nga efekti financiar.

Përveç vendorëve, pas mbylljes së bastoreve në Shqipëri, tanimë një numër i madh i shtetasve shqiptarë nga andej kufirit frekuentojnë bastoret e Dibrës. “Numri është në rritje i shtetasve shqiptarë të cilët luajnë në këto bastore”, thonë punonjësit e bastoreve. Shtetasi shqiptar A.R. 38-vjeç nga Bulqiza e Shqipërisë, thotë se frekuenton bastoret në qytetet kufitare të Shqipërisë me Maqedoninë. “Pas mbylljes së bastoreve dhe lojërave të tjera të fatit në Shqipëri, njëherë një javë me shokët e mi vij në Dibrën e Madhe, vizitoj disa bastore, por edhe kazinotë”, tregon A.R. Por, si rasti i bashkëbiseduesit tonë ka edhe shumë raste të tjera meqë në Dibër për çdo dit vijnë të rinj nga Shqipëria nëpërmjet vendkalimeve kufitare Bllatë dhe Trebisht. Duke marrë parasysh se bastoret dhe kazinotë punojnë 24 orë, kthimi i shtetasve shqiptarë në Shqipëri bëhet edhe në orët e mëngjesit, varësisht nga “efekti” i kumarit në kazino.

Në institucionet sociale në Dibër thonë se për fat të keq, bastoret dhe kazinotë i frekuentojnë edhe një numër i madh i anëtarëve të familjeve, të cilët gjenden në listën që përfitojnë ndihmë sociale. Në Qendrën për Punë Sociale kompetentët thonë se ka patur raste kur për shkak të përfitimeve minimale në bastore, u është ndërpre edhe ndihma sociale. Këtë e pohon edhe vet drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Kreshni Paçuku. Duke vizituar një nga bastoret në Dibër, takuam 20-vjeçarin M.T nga fshati Kosovrast. Ai është anëtar i një familje sociale, dhe thotë se luan bastin me shpresë se do të përfitojë para. Ai po ashtu na informoi se për shkak të numrit të madh të të rinjve të cilët dëshirojnë të luajnë baste, në fshatin Kosovrast ka patur deri vonë edhe një bastore, por që për shkak të mentalitetit dhe kontrollet që janë bërë nga prindërit , të rinjtë kanë qenë të detyruar të frekuentojnë bastoret në Dibër, derisa bastorja e fshatit është mbyllur.

Shoqata joqeveritare në kontinuitet në takimet të ndryshme janë të qëndrimit se në krahasim me popullatën, numri i objekteve të lojërave të fatit në Dibër është i madh. Me këtë rast, kryefamiljarët dibranë kërkojnë që Maqedonia të marrë shembull Shqipërinë dhe Kosovën dhe të mbyllë lojërat e fatit në qytete dhe vendbanime. Në një debat të shoqatave joqeveritare është thënë se partitë politike në vend duhet të ndërmarrin aktivitete në kuvendin e Maqedonisë së Veriut që lojërat e fatit të tërhiqen dhe të vendosen në periferi të vendbanimeve. Frekuentimi më i madh në Dibër i basteve dhe kazinove vërehet sidomos gjatë sezonit veror, kur Dibra mbushet edhe me mërgimtarë nga Amerika dhe Europa, meqë edhe një pjesë e tyre preferojnë sidomos kazinotë./Koha.mk

Flash Lajme

Më të lexuarat