Osama Muadini punon në administratë publike që nga viti 2008-të. “Edhe pse me mbi një dekadë përvojë dhe me përgatitje të lartë arsimore, Osama që nga fillimi e deri më sot mban titullin “bashkëpunëtor i ri”, tha fillimisht Muadini.

“Është një numër i madh i këtyre administratorëvë që nuk janë avansuar, shkaku i një vendimi të Qeverisë nga viti 2008-të që mos të bëhet avancimi i administratorëve shkaku i masave ekonomike”, deklaroi ai. Por këto pengesa në avancim përbërja qeveritare aktuale po përpiqet t’i zgjidhë pak para se të shkojë në zgjedhje, duke e miratuar Ligjin për nëpunës administrativ.
Ky ligj parasheh që nësë një referent derisa ka qene i punësuar ka kryer fakultetin, të avansohet në “bashkëpunëtor të ri”, e cila i siguron edhe pagë më të madhë. Por, Osama është skeptik se edhe ky Ligj do t’i zgjidh problemet e tij. “Ligji në fjalë nuk i përmbush kërkesat dhe nëvojat e administratorëve dhe sidmos pjesa ku do të jenë përfitues vëtëm një kategori e administratorëve, gjegjësisht administratorët që kanë punuar me shkollë të mesme dhe ndërkohë kanë kryer fakultete. Këtu vihet theksit të nëpunësit shtetëror që quhen ‘bashkëpunëtor të ri’”, shtoi Muadini. Rregullim të menjëhershëm nuk pret as kryesindikalisti i administratës, Pece Gruevski. Ai në një pronocim për TV 21 tha se kërkesën për avancim administratorët mund ta bëjnë 3 muaj pasi të miratohet ligji, por institucionet përkatëse kanë afat që avancimin por edhe kompensimin për arsimin e arritur ta realizojnë brenda 4 vjetësh. Administratorët kanë kërkuar edhe kompensim për harxhimet rrugore, mirëpo kjo siç sqaroi kryesindikalisti nuk mund të realizohet dhe nuk është paraparë as me marrëveshjen kolektive, pasi siç tha ai, administratorët kur kanë aplikuar në punë, e kanë ditur se ku do të punojnë dhe prandaj s’ka bazë që t’u kompenzohet rruga. Nuk dihet gjithashtu se sa mjete janë paraparë me buxhetin e vitit 2020 për zbatim të këtij ligji, për çfarë nuk mund të këmi vlerësim se cili do të ishte efekti ekonomik i këtij ligji. Deri atëeherë, partitë në pushtet, BDI dhe LSDM vazhdojnë ta cilësojnë Ligjin si “kthim të padrejtësisë së administratorëve”./Tv21

Flash Lajme

Më të lexuarat