Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në “Bul. Bosna dhe Hercegovina” në një garazh nëntokësorë është djegur një veturë e tipit Golf, nën pronësi të personit D.K.

i lindur në vitin 1987.

Përveç kësaj veture pjesërisht janë djegur edhe dy vetura të tjera, një Pezho dhe një Mercedes, që të dyja nën pronësi të personit F.A. Nga ana e njësitit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar. Raportohet se nuk ka të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm materialë. Ekipet policore kanë dal në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

Flash Lajme

Më të lexuarat