Ish-deputeti Ruzhdi Matoshi ishte ai që i bëri me dije në Kuvendin e Maqedonisë se Kosova është realitet dhe shtet që duhet të pranohet dhe nuk ka lojëra, transmeton INA.

Ai mes tjerash ka replikuar ndaj deputetëve duke thënë se “Putini ka rënë në dy gjunjë”.Së fundi edhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një debat televiziv duke e kundërshtuar gazetarin Baton Haxhiu tha se, Putini ka cof. “Ka cofë Rusia o Baton, ka cofë për besë. Ka cofë Serbia e Rusia, veç në mendjen e disave janë. Sa i përket Kosovës, kanë cofë, beso”, i është përgjigjur Haradinaj, Haxhiut. Më herët, Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me Ramën. Haradinaj ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat