Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili po qëndron në Tiranë, sot është takuar me kryetarin historik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.
Në këtë takim u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe rolin konstruktiv që luajnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike të saj.


Kryetari historik i PD-së, Dr. Sali Berisha, e ka falënderuar kryetarin e AlternAtivA-s, Afrim Gashi, për rolin konstruktiv dhe angazhimin e AlternAtivA-s në mbrojtje të interesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Të dyja palët, si parti të djathta, u dakorduan që takime të këtilla vëllazërore të vazhdohen edhe në të ardhmen, ndërsa Shqipëria si aleate e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së, të jetë më shumë e angazhuar në mbrojtjen e interesave shqiptare në vend.

Flash Lajme

Më të lexuarat