Komunikacioni hekurudhor edhe sot është i ndërprerë për shkak të grevës së makinistëve në ndërmarrjen Hekurudhat-Transport.

Ata kërkojnë rritje prej 30 deri 40 për qind të kompensimit të rrogës, që sipas tyre, u takon në pajtim me Marrëveshjen kolektive për punë shtesë dhe punë me numër të pakësuar të personelit ekzekutiv.

Për kryesinë e ndërmarrjes, ndërprerja e komunikacionit hekurudhor është e paligjshme. Në kumtesën që dje iu dërgua opinionit është cekur se në periudhën e kaluar janë mbajtur disa takime me sindikatën në të cilat është thënë se kërkesat e personelit makinist dhe atij ekzekutiv për rritje prej 30 deri 40 për qind të kompensimit të rrogës për cilësi, janë jashtë mundësive financiare të Shoqatës.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dje u bëri thirrje makinistëve të vazhdojnë punën, duke cekur me atë rast se është i gatshëm sërish të negociojë me ta, por, jo me çmim të shantazheve dhe shkeljeve, si dhe dëmit të punës.

Flash Lajme

Më të lexuarat