Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar njofton se ka nisur procedurë parahetimore për katër policët  të cilët dje u morën në pyetje në Prokurori, nën dyshimin se kanë dhënë informacione të fshehta lidhur me rastin “Mitmarrja”.

Nga prokuroria njoftojnë se dje policët kanë qenë të ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe janë pjesëtarë të policisë së burgjeve, ndërsa video incizim i cili është publikuar nëpër disa media ka qenë i siguruar me masa të veçanta hetuese.

Është dhënë urdhër për ekspertizë telefonave të policëve. Në periudhën e ardhshme do të thirren edhe persona të tjerë me qëllim që të zbulohet se si ka arritur që video incizimi të arrije deri tek mediumet, njoftojnë nga Prokuroria.

Flash Lajme

Më të lexuarat