Dëm Shehu
Njoftim për opinionin,
Kërkesë dhe Apel Drejtuar;
Gjyqtarëve të Çështjes Kumanova,
Drejtorisë së Burgjeve të Maqedonisë së Veriut,
Komitetit të Helsinkit,
Avokatit të Popullit,
Kryqit të Kuq Ndërkombëtar,


Ambasadës së Kosovës në Shkup.
Po bëhen pesë vite që po mbahemi në paraburgimin e shutkës pothuajse të izoluar tërësisht.
24 orë të izoluar,vetëm 45 minuta na nxjerrin në shëtitje.
Gjykata dhe Drejtoria e Sanksioneve,po e shkelin ligjin me duar dhe këmbë,sepse nuk kanë të drejtë që të na mbajnë akoma në izolim total.
Ju kemi shkruar dhe kemi kërkuar përgjigje nga organet gjegjëse se përse nuk na dërgojnë në burg,mirpo përgjigjia e tyre ka qenë;
Nuk ju pranon asnjë burg dhe na thonë se nuk ka vende në burgjet tjera-pergjigje epike nga gjykata dhe organet tjera kopetente.
E kanë shkelur çdo procedur ligjore,sepse nuk guxojnë t’i mbajnë personat e dënuar në izolim total për pesë vite,medoemos duhet që t’i dergojnë në burg, në mometin që vërtetohet dënimi nga gjykata e apelit.
Në qelitë ku mbahemi ne,nuk ka asnjë prizë ku të ngrohësh ujin të pish një çaj,ta bësh një kafe të ngrohtë apo të ngrohësh ushqimin,përveçëse kur të improvizojmë zjarrin me ndonjë metodë alternative.
Nuk e kemi zakon të ankohemi,mirpo duam t’u njoftojmë se,institucionet gjegjëse po hakmerren ndaj nesh për arsye se nuk e kemi nënshkruar Aktvendimin e Gjykatës,sepse ne, nuk njohim atë gjykatë të kriminalizuar që na ka dënuar politikisht.
Edhe pse nuk e kemi nënshkruar aktvendimin,nuk kanë të drejtë vazhdojnë të na mbajnë në paraburgim.
Kushdo që ka qenë këtu në shutkë,e din se çfarë mizerje është në qelitë e këtij kazamati.
Ne jemi 10 bashkëluftëtarë që akoma po na mbajnë akoma veç e veç në izolim në shutkë, dhe
Ju bëjmë apel institucioneve të lartpërmendura;
Nëse nuk na vendosni në burg deri me datën 21 shkurt, ditë e premte ,çdo gjë që do të ndodh brenda këtij kazamati,do të bie mbi supet dhe përgjegjësinë e institucioneve të lartpërmendura!

Flash Lajme

Më të lexuarat