KËRKESË PUBLIKE
Drejtuar:
Kryeministrit të Republikës së Kosovës,
Zt. Albin Kurti.
Miku im, Albin!
Ashtu siç unë dikur, para se LVV të shëndrrohej në parti politike, me pjestarët e FBKSH-së (Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) të ndihmoja që demonstratat e LVV-së të ishin sa më masovike, tani duhet edhe Ti të më ndihmojsh që, partitë politike shqiptare: Aleanca për Shqiptarët (ASH),


Lëvizja Besa (LB) dhe
Alternativa (AAA) të bashkohen në një koalicion parazgjedhor 3 (tre) palësh.
Unë jam shumë i bindur se, ashtu siç sot (18.02.2020) te Ti erdhën 2 (dy) miqtë tanë të përbashkët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari të ASH-së, shumë shpejt te Ti do të vijnë edhe Bilall Kasami me…. i LB-së dhe
Afrim Gashi me…. i AAA-së;
Prandej, publikisht të kërkoj që, të ndikojsh, madje të jesh edhe shumë këmbëngulës,
që ta krijojmë koalicionin 3 (tre) palësh:
ASH – LB – AAA.
Mbetem me shpresën e madhe se do të ma plotësojsh kërkesën t’ime publike; prandej, edhe të falenderoj paraprakisht.
Me respekt e konsiderata të larta!
Miku Yt, Gafurr Adili – Kërçova.
Kërçovë, më 18 Shkurt 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat