Sadulla Duraku
Sot kisha nderin që të marrë pjesë në debatin e organizuar nga Qeveria e RMV-së lidhur me ngritjen e vetëdijes për përdorimin e gjuhës amtare. Në fjalimin tim në këtë debat publik të organizuar më rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare theksova rëndësinë e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, me të cilin realizohet një e drejtë për qytetarët shqiptarë të cilët në mënyrë zyrtare komunikojnë në gjuhën e tyre amtare.

Diverziteti gjuhësor në një shtet është vlerë, e jo pengesë per zhvillimin dhe përdorimin e gjuhës së një kombi tjetër.

Si nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherazi Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, jam i vetëdishëm se përveç sanksioneve Ligjore, implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në masë të madhe varet edhe nga vullneti dhe vetëdija e qytetarëve për zbatimin e saj. Sfidat e shumta të cilat na dalin përpara në këtë proces duhet të mundohemi të gjithë bashkarisht ti tejkalojmë.

Prandaj konsideroj te frutshëm çdo perpjekje, duke përfshirë edhe debatin e sotshëm, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për përdorimin e gjuhëve.

Në qershor të vitit të kaluar filloi me punë Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Padyshim se në periudhën e ardhshme kjo ministri, së bashku me Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe dhe Inspektoratin për implemtimin e gjuhës shqipe, do të jenë institucionet kyçe në krijimin dhe implementimin e politikave rreth përdorimit te gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonis së Veriut. Por, ndihma e të gjithë institucioneve tjera në Sektorin publik, Organizatave joqeveritare dhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonis së Veriut, është më se e nevojshme në implementimin e plot të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Urime Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Flash Lajme

Më të lexuarat