Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) po shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i RDK-së, Vesel Memedi në intervistën për TV Globi të Gostivarit.

Sa i përket koalicionimeve me partitë e tjera, RDK e ka mbajtur derën e hapur me një pjesë të kampit politik shqiptar, por nga ana tjetër është shprehur i prerë se nuk duhet të koalicionohet me parti maqedonase. Memedi arsyen e mospjesëmarrjes në zgjedhje e sheh të fakti që të mos e dëmtoj dhe ta përçajë votën e shqiptarëve.

“Duke u thirrur në atë që e kërkon vija kombëtare për unifikim dhe sinkronizim të spektrit shqiptar, ne si RDK jemi seriozisht të interesuar dhe të vendosur që përderisa nuk janë pjekur kushtet për një opozitë të mirëfilltë shqiptare, të mos marrim pjesë në zgjedhje, për të mos përçarë votën shqiptare”, theksoi Memedi. Por ai ka thënë se është në pritje të ftesës nga BESA dhe PDSH për koalicionim të përbashkët, por edhe oferta nga BDI për një interes të përbashkët. (INA)

RDK SHQYRTON MUNDËSINË E MOS PJESMARRJES NË ZGJEDHJE

RDK SHQYRTON MUNDËSINË E MOS PJESMARRJES NË ZGJEDHJEMEMEDI: JO COPTËZIMIT TË VOTËS SHQIPTARE DHE KOALICIONIMIT ME PARTITË MAQEDONASE

Gepostet von TV GLOBI am Samstag, 22. Februar 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat