Në Klinikën e neuorologjisë në Shkup ka ndërruar jetë pacienti 58 vjeçar, që ishte në gjendje kritike si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës, përcjell INA.

Shpërthimi i bombolës ndodhi të dielën në mëngjes në një dhomë shtëpie ku humbën jetën tre fëmijë të moshave prej 8 deri 11 vjeç, si dhe 7 familjarë të tjerë mbeten të plagosur rëndë me të djegura. Një nga drejtorët e klinikës, Ilir Hasani theksoi se në gjendje të rëndë janë edhe dy gra të moshave 30 dhe 50 vjeç, por po ashtu edhe një burrë në moshë.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat