Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka thënë sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat-M se Bashkimi Demokratik për Integrim pas 12 prillit do të jetë fituese absolute dhe përcaktues i Qeverisë së ardhshme.

“BDI është përfaqësues politik i shqiptarëve dhe jam i sigurt se ne jemi përcaktues dhe kryesorja për formimin e Qeverisë së ardhshme.
Pa dyshim se do jemi fitues më 12 prill dhe votat tona përcaktojnë everisjen e ardhshme pas zgjedhjeve”, është shprehur Ademi, ndërsa ka shtuar se koalicioni parazgjedhor LSDM-BESA tregon përpjekjet dëshpëruese të partisë së Bilall Kasamit për të mbijetuar politikisht në skenën politike në vend.

“Koalicioni BESA-LSDM është përpjekje dëshpëruese për mbijetesë. I kuptojmë përpjekjet dëshpëruese të zyrtarëve të BESËS për të arsyetuar koalicionin parazgjedhor LSDM-BESA, megjithatë asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk ka ndodhur kjo që ndodhi. Krahasimi që bëjnë të opozitës
me gjoja BDI-LSDM nuk mbajnë. BDI e ka imponuar konsensusin në secilën vendimmarrje. Sepse edhe në Strugë, edhe në Çair dhe gjithandej ka funksionu konsensusi. Vullneti i shqiptarëve për BDI-në është konstant
dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, është shprehur Ademi, ndërsa ka akuzuar koalicionin ASH-Alternativa për koalicion joparimor, njëjtë sikurse koalicionin LSDM-BESA, siç e ka quajtur ai, “koalicion për mbijetesë”.

Flash Lajme

Më të lexuarat