Reagimi i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ndaj ish-kryeministrit dhe liderit të LSDM, Zoran Zaev:

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut ose Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp tha se tabela dygjuhëshe e vendosur në zyrën e Prokurorit Publik në Strumicë është vendosur gabimisht dhe do të hiqet.

Duke ironizuar ai tha se në Strumicë nuk ka më shumë se 20 përqind të popullsisë etnike shqiptare. Zaev shtoi se tabelat dygjuhëshe ekzistojnë vetëm në mjedise ku qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare janë më shumë se 20 përqind dhe shprehu besimin se bordet në gjuhën turke mund të instalohen edhe në Gostivar ose serbisht në Kumanovë.

Të kthehemi më 11 janar të vitit 2018 kur u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve në Parlamentin e Maqedonisë. Sikur gjuha shqipe të ishte vërtetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut . Por, faktet flasin ndryshe se përdorimi i shqipes është avancuar, por nuk është zyrtarizuar. Edhe pse ka një vjet ende ka vende ku nuk përdoret dygjuhësia edhe në vende ku ka 20% shqiptarë.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev e kuptojmë se ju duhen vota në elektoratin maqedonas edhe thoni se do ti hiqni tabelat në gjuhën shqipe dhe a do të dilni të kërkoni votën shqiptare dhe a e meritoni atë?! Duhet ta dini se shqiptarët nuk janë 20%, shqiptarët janë popull autokton në RMV dhe në të gjitha trojet e tyre në Ballkan. Tani do ti masim me centimetra ku jemi 20% e ku nuk jemi. Mos harroni se në Tetovë, Gostivar dhe shumë komuna tjera nuk ka 20% maqedonas. Sipas juve a duhet ti heqin edhe në këto komuna tabelat në gjuhën maqedonase ? Gjuha shqipe nuk përdoret në spitale ose edhe në institucione tjera,në dokumente , letrat që vijnë gjithmonë në gjuhën maqedonase. Tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe në Arkivin shtetëror në Strumicë u gjet e thyer, për këtë çfarë do të thoni?! Përkthimi në gjuhën shqipe ka gabime drejtshkrimore por kjo gjë i takon dikujt tjetër. Si zakonisht nuk dihen arsyet se kush po i thyen këto tabela, pasi që skenarët e njëjtë ndodhin edhe në qytete tjera!I nderuar bashkësitë etnike në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për më shumë gjuhë, jo për më pak gjuhë. Nuk keni nevojë të mbillni urrejtje tani para zgjedhjeve dhe ta luani rolin e heroit në palën maqedonase.

Flash Lajme

Më të lexuarat