Koordinatori i çështjeve ndëretnike në LSDM, Hadi Osmani ka thënë se partia në pushtet e udhëhequr nga Zoran Zaev në zgjedhjet e 12 Prillit, mund të marr edhe më së 61, por i duhet ekip i mirë


Osmani këto komente i ka bërë në profilin e tij në facebook duke komentuar deklaratën e liderit të tij Zaev se ai në zgjedhjet e radhës do të fitojë mbi 61 deputet.
“Pajtohem me liderin Zoran Zaev se LSDM bashkë me partnerët pa asnjë problem do të fitojnë 61 deputet në zgjedhjet e radhës parlamentare, por vetëm nëse Zaev zgjedh ekip të mirë. Nëse nuk bëjmë ekip të mirë, atëherë do të jetë shumë më vështirë.”
Osmani madje në një nga e tija në po të njëjtin status në facebook nuk ka nguruar të qortojë krerët e LSDM-së për emërimin e personave të “gabuar” në pozitën kryetar dege. Sipas tij me këta njerëz LSDM do ta ketë shumë vështirë në zgjedhjet e 12 Prillit.
“Disa kryetarë të degëve që kemi, nëse nuk i ndërrojmë, do të biem në 40 deputet.”
Hadi Osmani është një nga disa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të cilët gjatë zgjedhjeve të fundit përkrahën hapur politikat e liderit të LSDM-së Zoran Zaev me qëllim ndryshimin e klimës politike dhe krijimin e një shteti të barabartë për të gjithë./TS

Flash Lajme

Më të lexuarat