Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kujtoi gjithë sakrificën e Jasharajve duke theksuar se Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës.

“Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në palcë, zemrën zjarr e kokën akull, lotin dhe buzëqeshjen, rënien dhe ngritjen, përjetësinë… Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë. Sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha, për të qëndruar pranë Jasharajve, përgjithmonë, sa të jetë jeta” ka shkruar Ahmeti në FB.

Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në…

Gepostet von Ali Ahmeti am Freitag, 6. März 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat