Nikolla Dimitrov, bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, ka folur për suksesin e shtetit me anëtarësimin në NATO. Sipas tij është ndërmarrë përgjegjësi e madhe për gjeneratat e ardhshme, ndërsa Maqedonia e Veriut po bëhet vend i sigurt për jetesë.

“Senati spanjoll vendosi në mënyrë digjitale të votojë për ratifikimin e Protokollit për hyrje të vendit tonë në NATO. Unë këtë e përshëndes,ashtu si edhe kolegia ime nga Spanja, por edhe i gjithë Senati. Ne kishim pjekuri, 18 cikle të përgatitjeve, nga viti 2008 pengesë e madhe ishte kontesti me Greqinë, dhe duhej të ndërmerrej përgjegjësi dhe të mendohej për gjeneratat e ardhshme, të investohet lidership dhe kapital politik, në një mënyrë që i mbron dhe i promovon gjërat, si popull maqedonas, gjuhë, kulturë dhe të hapen dyert drejtë së ardhmes. Ajo ishte Marrëveshja e Prespës bashkë me reformat në Armatë. Jemi para hyrjes në NATO dhe sigurinë tonë do ta garantojnë edhe 29 vendet e tjera anëtare, ko sjell investime, e hap tregun, në një rajon në të cilën nuk janë mbyllur shumë çështje, por themeli dhe kulmi i shtëpisë sonë janë të sigurta. Shumë shpejtë Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës”, deklaroi Dimitrovi.

Kjo, shtoi Dimitrovi sjell siguri, stabilitet, kufij të sigurt dhe për këtë sjellë edhe më shumë investime, gjegjësisht standard më të mirë jetësor.

Flash Lajme

Më të lexuarat