Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes departamentit për ekonomi dhe financa ka vlerësuar se në këtë kohë pandemie, qytetarëve duhet t’iu falen borxhet që kanë ndaj shtetit. Këtë e theksoi ministri pa portofol përgjegjës për investime, Bardhyl Dauti.

Ja kërkesat e kësaj partie:

Duke u nisur nga kriza aktuale dramatike qe mbizoteron kujtojme qe demtohen afersisht 19.7% e te punesuareve total qe punojne ne sektorin e prodhimit – nje sektor direkt i rrezikuar ne kete situate. 13.9% jane te punesuar ne bujqesi dhe agrikulture dhe 14.1% ne tregeti me shumice dhe pakice. Keto jane vetem tre dege te cilat ne total perbejne 48% te te punesuareve. 381,488 punetore dhe ne total rreth 800,000 (nga te gjitha industrite) qe rrezikojne te ngelen pa pune dhe pa te ardhura si pasoje e mbylljes dhe falimentimit te bizneseve.

Ulja e pagave te administratoreve ne ne nivel te pages minimale eshte e papranueshme per PDSH-ne pasi kjo nuk perben zgjidhje te problemit por vetem thellim te saj. PDSH propozon qe ne vend qe te shkurtohen pagat e administratoreve dhe arsimtareve, te nderpriten te gjitha kontratat ne veper qe institucionet qendrore dhe lokale u kane mundesuar militanteve partiak nje muaj apo disa dite para zgjedhjeve. Pyesim: Sa muaj te punesuarit ne ndermarrjet publike te Komunes se Tetoves dhe Gostivarin nuk kane marre paga?

PDSH propozon qe qeveria e RMV-se te ndale shpenzimet e panevojshme qe jane ne dem te situates aktuale. Per shembull, investimet kapitale ne kohe normale ndikojne ne zhvillimin e ekonomise por ne kohe krize ato nuk jane produktive, nuk kontribuojne ne rregullimin e menjehershem ekonomik, nuk jane ne interes per popullin dhe biznesin, te ridestinohen pasi te njejtat mund te presin per tu realizuar pas tejkalimit te krizes. Me fjale tjera, se pari njerezit duhet te kene shendet, mireqenie ekonomike dhe pastaj salla sportive ose teatre.

Kjo situate ka rrenduar gjendjen ekonomike te familjeve prandaj ne kerkojme falje te borxheve publike si per shembull te faturave, gjobave, tatimeve komunale dhe taksave te tjera per te gjithe qytetaret e ne vecanti kategorive te familjeve pa te ardhura te sigurta apo me ndihme sociale. Per me teper, ne kerkojme qe perveç shtyerjes se tatimeve ne afat tre mujor, normat aktuale te tatimeve te pergjysmohen per 1 vit apo derisa te zgjat kriza. Eshte e domosdoshme deri sa te kaloje kriza te aplikohen keto masa dhe lehtesime ne menyre qe t’i ruaje familjet dhe bizneset nga falimentimi i mundshem qe do te rezultonte ne humbjen e mijera apo dhjetera mijera vendeve te punes.

Flash Lajme

Më të lexuarat