Kulmin e koronavirusit në shtet e presim për një muaj, në fund të muajit prill. Këto janë vlerësimet e epidemiologëve në pajtim me rritjen e numrit të pacientëve, por edhe në pajtim me masat që u vendosën në periudhën e fundit, para së gjithash në kufizimet e lëvizjes, në kufizimin e kontakteve sociale, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se masat deri më tani të zbatuara janë të mjaftueshme dhe se ora policore, lëvizja e plotë e lëvizjes, kufizimi i lëvizjes së personave më të rritur se 67 vjet dhe mospërzierja e tyre me personat e moshës 18 vjeçare është diçka që presin të japin rezultate.

“Sinqerisht shpresoj se këto masa praktikisht do të japin rezultat në kuptim të kësaj dhe në periudhën që vijon të mos kemi rritje eksponenciale të numrit të pacientëve, por në mënyrë lineare dhe më pas ai numër të zvogëlohet”, shtoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Flash Lajme

Më të lexuarat