Nga sot në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00 të mëngjesit, Maqedonia e Veriut do të jetë në izolimt të plotë, për shkak të masave të forta qeveritare si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia Covid-19.

Qytetarët në të gjithë territorin e vendit duhet të zbatojnë rregullat e mbylljes në shtëpi për 61 orë, me përjashtim të punonjësve të policisë, ushtrisë, shëndetësisë, punonjësit e marketeve dhe restoranteve që furnizojnë me ushqime si dhe farmacitë që do të punojnë pa ndalesë.

Nga dita e hënë rikthehet masa tjetër e ndalesës prej ora 05 deri në ora 16. Ndërsa gjatë këtyre ditëve të javës lëvizja e lirë për të moshuarit mbi 65 vjet do të jetë nga ora 10-12, ndërsa për fëmijët nën 18 vjet do të jetë nga ora 13 deri në ora 15. Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (zonat) të fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune. Shtabet komunale në kuadër të aktiviteteve të tyre të krizave të organizojnë për të organizuar shpërndarjen e artikujve të nevojshëm për të moshuarit dhe personat nga grupet e rrezikut.Kryeministri Spasovski në konferencën për shtyp potencoi se duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë dhe ti pranojmë paralajmërimet e ekspertëve se gjatë dy deri në tre javët e ardhshme do të arrijmë kulmin e numrit të të infektuarve nga virusi korona, i cili pritet të jetë ndërmjet 2.000 dhe 2.500 raste të konfirmuara.

Flash Lajme

Më të lexuarat