Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shifra të njejta si dita e djeshme me të infektuar nga koronavirusi.

Siç mëson Alsat gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të realizuara, 49 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 760.

Sipas vendbanimeve prej 49 rasteve të reja, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 14 në Kumanovë, gjashtë në Shtip, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, një në Gostivar dhe një në Koçani. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një në Kumanovë dhe një në Prilep, numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 34.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All