Pas më shumë se një muaji që luftojmë me pandeminë e koronavirusit, Kërçova është një prej dhjetë qyteteve të vendit tonë që nuk ka asnjë të infektuar, thotë për MIA-n kryetari i Komunës Fatmir Dehari.

Ai shton se në funksion të kësaj situate stabile kanë qenë masat e institucioneve relevante, por edhe vetëdija e qytetarëve, të cilët i respektojnë masat e atyre të trupit koordinator të Komunës. Nëse vazhdojmë të jemi në mesin e dhjetë komunave që nuk kanë të infektuar me koronavirus, unë jam i mendimit të kërkoj nga Qeveria që ta shpallë komunën e Kërçovës ‘zonë e mbrojtur’, që do të nënkuptojë kontrollin e rreptë të hyrjeve në komunën tonë nga komunat e tjera fqinje të natyrës parandaluese, kuptohet”, thotë Dehari. Duke pasur parasysh se Qeveria mbetet në qëndrimin që të njëjtat masa të jenë në fuqi, të paktën deri tani për të gjithë në vend, Dehari theksoi se kjo është ideja e tij dhe nëse realizohet duhet të bëhet me kujdes dhe pastaj hap pas hapi të filloj jeta në Kërçovë, sepse, siç tha ai, kemi humbje ekonomike nga njëra anë dhe për fat të mirë nuk kemi qytetarë të infektuar, por përsëri do të vazhdojmë me konsultimet dhe ndërkohë do t’u përmbahemi rekomandimeve të Qeverisë. Ai informoi se Komuna e Kërçovës vazhdimisht dezinfekton rrugët kryesore të qytetit dhe vazhdon ta bëjë këtë dy herë në ditë, tani fillon dezinfektimin edhe në fshatra, pastaj institucionet lokale, por edhe ambientet e qendrës spitalore në Kërçovë.

Flash Lajme

Më të lexuarat