Në Maqedoninë e Veriut po shtohet numri i personave që po ndërrojnë jetë nga koronavirusi.

Siç bën të ditur Alsat, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e virusit korona jetën kanë humbur 6 persona.

Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup kurse dy viktima në ish spitalin ushtarak, respektivisht në spitalin e qytetit”8 Shtatori”.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në vendin tonë. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 44.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat