Përfaqësues të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA si dhe përfaqësues të Forumit të Gruas sot në qytetin e Gostivarit dhe në Komunën e Vrapçishtit kanë shpërndarë maska falas për qytetarët për t’u mbrojtur nga pandemia Covid-19.

Rekomandimet e fundit janë që çdo qytetarë duhet të mbaj maskë mbrojtëse për të parandaluar infektimin nga coronavirusi. Shëndeti është mbi të gjitha, andaj ta ruajmë atë duke respektuar rekomandimet, dhe në veçanti duke mbajtur maska mbrojtëse dhe duke ruajtuar distancën sociale.

Deklarata për mediat e përfaqësueses të Forumit të Gruas, Florie Sinani: “Pas aksionëve në disa qytete të vendit për shpërndarje të maskave mbrojtëse, sot vendosëm ta vazhdojmë edhe në qytetin e Gostivarit. Vendosëm që qytetarëve të Gostivarit t’ju dhurojmë nga një maskë falas dhe t’ua rikujtojmë edhe njëherë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit. Pandemia Covid-19 ka prekur gati gjithë botën, andaj rekomandimet e fundit duhet respektuar, sidomos mbajtja e maskave, e cila javë më parë është bërë e obligueshme për qytetarët. Jemi më se të bindur se nëse respektohen masat, shumë më lehtë do të përballohet kjo pandemi”.

Gepostet von Lëvizja BESA am Mittwoch, 29. April 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All