57 persona të rinj kanë marrë vendime për izolim në 24 orët e kaluara, ndërsa 13 persona kanë nënshkruar deklarata për izolim, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Që atje, theksojnë se nga nëpunësit policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim të tyre, me ç’rast është përcaktuar se një person nuk e ka respektuar masën për izolim.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara, është evidentuar se në nivel të gjithë vendit 55 persona nuk e e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, dhe 42 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa për pjesën tjetër janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masat e duhura.

Flash Lajme

Më të lexuarat