Në Shkup, që nga fillimi i pandemisë me Covid 19, janë regjistruar gjithsej 685 të infektuar prej të cilëve për momentin, 178 janë aktiv, tregojnë të dhënat zyrtare nga Ministria Shëndetësisë

Mirëpo, në 10 ditët e fundit përsëri është kthyer numri i lartë i të prekurve. Në një periudhë më parë, numri i të prekurve u ul nga 5 deri në 7 në ditë, me çka në një mënyrë kishte hapësirë se pandemia dalë ngadalë po zbehet, por kjo zgjati shumë shkurt.

Sipas disa informatave, nga numri i përgjithshëm nga Covid 19 në Shkup, 390 të infektuar janë nga gjashtë komuna dhe atë, 98 nga Aerodromi, 70 nga Karposhi, 63 nga Çairi, 41 nga Saraji, 84 nga Gazi Baba dhe 34 nga Buteli.

Ashtu siç disa herë kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore, mbledhimet familjare dhe grupimet janë problemet kryesore që ky virus nuk po zhduket po vetëm po përhapet.

Siç e dimë, para disa ditëve madje 21 persona nga një familje në Hasanbeg rezultuan pozitiv ndaj Covid 19 pasi më parë ishin mbledhur të gjithë së bashku për iftar. E njejta gjë ka ndodhur edhe tek një familje 7 anëtarëshe në Aerodrom.

Për të parandaluar të gjithë këtë, sot Qeveria në ora 17 do të vendosë se çfarë mase do të sjellë për vikend gjegjësisht për festën e Fitër Bajramit./Zhurnal.mk

Flash Lajme

Më të lexuarat