Zëvendëskryeministrja e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa e shfaqur në një foto të shkrepur me kryetarin e komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka bërë bujë në rrjetet sociale, por edhe nëpër portale.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë emblema e UÇK-së në prapavijë të fotografisë, e cila është e vendosur në kabinetin e kryetarit të komunës. Kjo fotografi është shpërndarë nga profile të ndryshme dhe nga portalet opozitare, ku ministrja Sheqerinska që është edhe zv/kryetare e LSDM-së ka marrë kritika të ashpra se si ka lejuar të fotografohet siç thuhet me emblemën e UÇK-së, përcjell INA.

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka informuar mbi takimin që ka pasur dje me ministren e mbrojtjes, Sheqerinska.

“Ministra e Mbrojtjes e RMV-së Radmilla Sheqerinska, qëndroi për vizitë pune në Komunën e Kërçovës. Në takimin që realizoi me Kryetarin e komunës, përveç tjerash u diskutua edhe për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për pandeminë COVID 19. Ata falënderuar njëri tjetërin për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy palëve për ndërmarrjen e masave mbrojtëse dhe për dezinfektimin e të gjitha objekteve fetare nga ana e ARM-së”, thuhet në njoftimin e komunës së Kërçovës. (INA)

Gepostet von Fatmir Dehari – Faqja Zyrtare am Freitag, 29. Mai 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All