Kufirin e mbyllur ende po e mban Maqedonia e Veriut.

Shumë kosovarë u kthyen sot nga pika kufitare e Hanit të Elezit.

Ata menduan se pasi Kosova ka hapur kufijtë mund të kalojnë në shtetin fqinj, njofton Klan Kosova.

Në pajtim me të gjitha analizat është konstatuar se nuk ka përhapje të pakontrolluar të virusit. Sot është biseduar për vendosjen eventuale të masave kufizuese, por qëndrimi i përbashkët ishte se do të priten të dhënat nga dy apo tre ditët e ardhshme dhe pastaj do të merret vendim. Në ndërkohë MPB të punojë intensivisht në kontrollin e terrenit për implementimin e masave që janë në fuqi, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shtoi se si masa shtesë restriktive vlerësohen kufizimet e lëvizjes në kuptim të karantinës për pjesë të caktuara ku ka numër të madh të pacientëve të diagonstikuarve dhe vendosjen e orës policore edhe atë lokale.

Flash Lajme

Më të lexuarat