Kryeministri teknik, Oliver Spasovski deklaroi për TV24 se nëse në ditët në vazhdim do të ulet numri i të infektuarve me koronavirus, atëherë nuk do të ketë karantinë në disa komuna të caktuara në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria është në kontakt të vazhdueshëm dhe nëse vlerëson se ka nevojë për masa restriktive shtesë kjo do të bëhet. Nëse fillojnë të bien numrat në dy tre ditët e ardhshëm, atëherë nuk ka nevojë për vendosjen e masave restriktive shtesë. Nëse numrat rriten, gjithsesi se do të mendohet për masa të karantinat për rajone të caktuara ose komuna”, ka thënë Spasovski.

Ai theksoi deri tani situata është nën kontroll dhe se institucionet po shqyrtojnë të gjitha masat.

“Të gjitha anketat epidemiologjike janë bërë për momentin, në këtë bazohet pohimi se situata është nën kontroll. Qeveria vazhdimisht mban seanca, në çdo moment nëse vlerësohet se ka nevojë për ndërmarrjen e masave shtesë restriktive, këtë do ta bëjmë, sepse është me rëndësi që këto masa të cilat do t’i vendosim të sjellin rezultate dhe të jenë efektive”, deklaroi në intervistën për “TV 24”, kryeministri Oliver Spasovski. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat